REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 62/1, datë 02.11.2015
PËR
NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 62, DATË29.06.2015, “MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI, ME PROFILE: “STRUKTURË” DHE “GJEOTEKNIKË”, TË UNIVERSITETIT “POLIS””
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit:
VENDOSI
1. Emërtimi “Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit Urban” në të gjithë rastet e përdorura të ndryshohet me emërtimin “Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn”.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË