Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 61/1, datë .02.11.2015 UNIVERSITETIT “POLIS”, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ERASMUS”, HOLLANDË”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 61/1, datë .02.11.2015
PËR
DISA NDRYSHIME NË VKA NR. 61, DATË 29.06.2015, “MBI
RIORGANIZIMINE TRE PROGRAMEVE TË PËRBASHKËTA TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”; MASTER PROFESIONAL NË “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE” DHE MASTER PROFESIONAL NË “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE”, NË PROGRAMIN E PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT, ME TRE PROFILE: “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, DHE “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ERASMUS”, HOLLANDË”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit:

VENDOSI


1.      Specifikimi i përdorur “Universiteti “POLIS” dhe Universiteti Erasmus, Hollandë” në të gjithë rastet e përdorura të ndryshohet në “Universiteti “POLIS” në bashkëpunim me Universitetin Erasmus, Hollandë”.

2.      Termi i përdorur “i përbashkët” të hiqet në të gjitha rastet.

3.      Pika j të ndryshohet në“Diploma që lëshohet: Diplomë Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit” me tre profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, lëshuar nga Universiteti POLIS”.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË