Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 60, datë 29.06.2015 RIORGANIZIMIN E TRE PROGRAMEVE TË PËRBASHKËTA TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË TË UNIVERSITETIT “POLIS”, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ERASMUS”, HOLLANDË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 60, datë 29.06.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E TRE PROGRAMEVE TË PËRBASHKËTA TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN ARKITEKTONIK PARAMETRIK”; MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR” DHE MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI”, NË PROGRAMIN E PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK”, ME TRE PROFILE: “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”, “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”, DHE “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ERASMUS”, HOLLANDË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi riorganizimin e tre programeve të përbashkëta të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Dizajn Arkitektonik Parametrik”; Master Profesional në “Dizajn Estetik Strukturor” dhe Master Profesional në “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me tre profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor” dhe “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, ky i fundit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me tre profile:

-        Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik,

-        Dizajn Estetik Strukturor,

-        Dizajn Urban dhe Peizazhi

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Aktet e hapjes/riorganizimit/akreditimit:

-        VKM Nr. 406, datë 26.05.2010 “Për hapjen e programeve të reja të studimeve në Shkollën e Lartë Private "Universiteti Polis", Tiranë”

-        Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 588, datë 20.12.2010 “Për miratimin e riorganizimit të programeve të studimit të Shkollës së Lartë Private “POLIS””

-        Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 250, datë 14.06.2013 “Për akreditimin e programeve të studimit që përfundojnë me Diplomat Universitare “Bachelor”, “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”, të Universitetit “POLIS””

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti “POLIS” dhe Universiteti Erasmus, Hollandë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit Urban, Universiteti “POLIS” dhe Instituti për Studime të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Universiteti “Erasmus”, Roterdam, Hollandë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra

g)      Kredite (ECTS): 90 ECTS

h)      Forma e studimi: me kohë të pjesshme

i)        Programi i studimit ofrohet nga: Universiteti “POLIS” dhe Universiteti “Erasmus”, Roterdam, Hollandë

j)        Diploma që lëshohet: Diplomë e përbashkët Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me tre profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor” dhe “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, lëshuar nga Universiteti “POLIS” dhe Universiteti “Erasmus”, Hollandë.

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për riorganizimin e tre programeve të përbashkëta të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Dizajn Arkitektonik Parametrik”; Master Profesional në “Dizajn Estetik Strukturor” dhe Master Profesional në “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me tre profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor” dhe “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, të Universiteti “POLIS” me Universitetin “Erasmus”, Hollandë.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, riorganizimin e tre programeve të përbashkëta të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Dizajn Arkitektonik Parametrik”; Master Profesional në “Dizajn Estetik Strukturor” dhe Master Profesional në “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me tre profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor” dhe “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, të Universiteti “POLIS” me Universitetin “Erasmus”, Hollandë, me elementët e mësipërm.