Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 60/1, datë 02.11.2015 Universiteti Polis

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 60/1, datë 02.11.2015
PËR
DISA NDRYSHIME NË VKA NR. 60, DATË29.06.2015, “MBI
RIORGANIZIMIN E TRE PROGRAMEVE TË PËRBASHKËTA TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN ARKITEKTONIK PARAMETRIK”; MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR” DHE MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI”, NË PROGRAMIN E PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK”, ME TRE PROFILE: “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”, “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”, DHE “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ERASMUS”, HOLLANDË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit:

VENDOSI


1.      Specifikimi i përdorur “Universiteti “POLIS” dhe Universiteti Erasmus, Hollandë” në të gjithë rastet e përdorura të ndryshohet në “Universiteti “POLIS” në bashkëpunim me Universitetin Erasmus, Hollandë”.

2.      Termi i përdorur “i përbashkët” të hiqet në të gjitha rastet.

3.      Emërtimi “Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit Urban” në të gjithë rastet e përdorura të ndryshohet me emërtimin “Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn”.

4.      Pika j të ndryshohet në““Diploma që lëshohet: Diplomë Master Profesional në “Dizajn Parametrik”, me tre profile: “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor” dhe “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, lëshuar nga Universiteti “POLIS””.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË