KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 6 datë 27.03.2009
Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë: Master i Nivelit të Dytë “STUDIME EUROPIANE” me profile:
· Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
· Politika dhe Qeverisja në Europë
· Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Studime Europiane”, kërkuar nga Shkolla Pasuniversitare për Studime Europiane, Universiteti i Tiranës me profilet e
mëposhtme:
· Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
· Politika dhe Qeverisja në Europë
· Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE,
bazuar në Raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje të Ekspertit, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Studime Europiane” me profilet e mësipërme përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që:
1. Të përcaktohen qartë aktivitetet e tjera mësimore përveç leksioneve.
2. Të parashikojë modalitetet për transferimin e mundshëm të studentëve nga dhe drejt programeve të tjera të ngjashme.
Pikat 1 dhe 2 të bëhen pjesë e Rregullores së Programit të Studimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës hapjen e Programit të studimit: Master i Nivelit të Dytë “Studime Europiane” me profile:
· Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
· Politika dhe Qeverisja në Europë
· Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE
të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT