Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 6, datë 05.01.2015 PËR LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “AKTIVITETI FIZIK DHE SHËNDETI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS

VENDIM
Nr. 6, datë 05.01.2015
PËR
LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “AKTIVITETI FIZIK DHE SHËNDETI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Statusi i diplomës: Vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 12-25 studentë në vit akademik

që përfundon me diplomë Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”.







VENDOSI:



1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti” i përmbush standardet e cilësisë dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse. Për këtë arsye KA jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti” me elementët e mësipërm: të hapet