Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 59, datë 29.06.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INXHINIERI MATEMATIKE, ME PROFIL: AKTUARISTIKË”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 59, datë 29.06.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INXHINIERI MATEMATIKE, ME PROFIL: AKTUARISTIKË”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Master Profesional në “Inxhinieri Matematike”, me profil “Aktuaristikë”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Inxhinieri Matematike”, me profil: “Aktuaristikë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite

f)       Kredite (ECTS): 90 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës

i)        Diploma që lëshohet: Diplomë Master Profesional në “Inxhinieri Matematike”, me profil “Aktuaristikë”

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Master Profesional në “Inxhinieri Matematike” me profil “Aktuaristikë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programit të studimit Master Profesional në “Inxhinieri Matematike” me profil “Aktuaristikë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, me elementët e mësipërm.

3.      Këshilli i Akreditimit rekomandon që, duke patur në konsideratë natyrën ndërdisiplinore të këtij programi studimi, lëndët/modulet të fushës ekonomike dhe demografike, të realizohen në bashkëpunim me institucione/njësi që ofrojnë programe të fushës ekonomike.

4.      Rekomandohet gjithashtu që të sigurohen marrëveshje bashkëpunimi me institucione ku mund të zhvillohet praktika mësimore dhe nisur nga natyra elitare e këtij programi numri i të pranuarve për çdo vit akademik të mos i kalojë 15 studentë.