REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 58, datë 29.06.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “PEDAGOGJI MUZIKORE”, TË UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Bachelor në “Pedagogji Muzikore”, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Pedagogji Muzikore”
b) Cikli i studimit: Cikli i Parë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Shkencat e Edukimit
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
f) Kredite (ECTS): 180 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
i) Diploma që lëshohet: Diplomë Bachelor në “Pedagogji Muzikore”
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Vlerësim pozitiv për hapjen e programit të studimit Bachelor në “Pedagogji Muzikore”, të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programit të studimit Bachelor në “Pedagogji Muzikore”, të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me elementët e mësipërm.