KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 58 datë 04.12.2009
Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
· TEKSTIL DHE FASHION DESIGN
· PLANIFIKIM I SISTEMEVE TË TRANSPORTIT, MENAXHIMI I TRAFIKUT DHE SIGURIA RRUGORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në: Tekstil dhe Fashion Design; Planifikimi i Sistemeve të Transportit, Menaxhimi i Trafikut dhe Siguria Rrugore, të kërkuara nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Tekstil dhe Fashion Design”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht që :
1. Të shqipërohet emërtimi i titullit të programit
2. Të përmirësohet raporti i krediteve për lëndë.
3. Të pasurohet literatura e rekomanduar.
4. Të shihet mundësia e bashkëpunimit me Institutin e Antropologjisë Kulturore
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Planifikimi i Sistemeve të Transportit, Menaxhimi i Trafikut dhe Siguria Rrugore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që:
1. Vlerësimi i studentit të detajohet me qëllim që vleresimi 100% të ishte shumë e Vlerësimive Vi.
2. Frekuentimi të mos jetë detyrimisht në masën 100%, por më fleksibël.
3. Të futet praktika apo stazhi në Programin e Studimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Tekstil dhe Fashion Design”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Planifikimi i Sistemeve të Transportit, Menaxhimi i Trafikut dhe Siguria Rrugore”, të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT