REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 56, datë 29.06.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “GJUHË LETËRSI SHQIPE DHE FRËNGE” NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË DHE KULTURË FRËNGE”, TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”, ky i fundit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”
b) Cikli i studimit: Cikli i Parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 977, datë 08.10.2009
d) Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
g) Kredite (ECTS): 180 ECTS
h) Forma e studimi: me kohë të plotë
i) Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
j) Diploma që lëshohet: Diplomë Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Vlerësimin pozitiv për riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me elementët e mësipërm.
3. Institucioni të përmirësojë, veçanërisht për këtë fakultet, raportin staf/studentë.
4. Institucioni të përcaktojë një literaturë bazë të detyrueshme për studentin pasi rekomandimi i disa teksteve sjell konfuzion dhe mbingarkesë. Të shikohet gjithashtu, përputhja e plotë e literaturës ndihmëse me përmbajtjen, në disa syllabuse të këtij programi.