REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 54/1,datë 02.11.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË EDUKIM, ME PROFILE “MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT” DHE “ADMINISTRIM I ARSIMIT”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”
Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 54, datë 29.06.2015 për“Akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në Edukim, me profile “Mësimdhënia dhe të nxënit dhe “Administrim i arsimit” të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 171, datë 01.07.2015 dhe dorëzuar në datën01.07.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit i ciklit të dytë, Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit” me elementët e mësipërm, të akreditohet.Institucioni të pasurojë literaturën në funksion të këtij programi edhe me manuale të mirënjohura në shkencat e edukimit në nivel Europian dhe duhet të përfshijë më shumë studentët në veprimtari konkrete dhe organet vendimmarrëse.
Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 01.07.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:
1. Të shpall Vendimin e tij Nr. 54, datë 29.06.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në Edukim, me profile “Mësimdhënia dhe të nxënit dhe “Administrim i arsimit” të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”.
2. Vendimi Nr. 54, datë 29.06.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË