KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 534, datë 08.05.2014
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc) në:
1. INXHINIER NDËRTIMI, me profil:
a. Ndërtim dhe administrim
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 521 datë 18.07.2013, të Programit të ri të studimit Master i Shkencave, të kërkuar nga SHLUP “Vitrina”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinier Ndërtimi, me profil: Ndërtim dhe administrim”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin: SHLUP “Vitrina” nuk ka në përbërjen e tij staf akademik me kohë të plotë për realizimin e këtij programi studimi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Inxhinier Ndërtimi, me profil: Ndërtim dhe administrim
të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT