KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 533, datë 08.05.2014
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc) në:
1. INXHINIERI NDËRTIMI
Për Programin e studimit jouniversitar (2 vite akademike) që përfundon me Diplomë profesionale në:
1. EFIÇENCË ENERGJITIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimet për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 525 datë 18.07.2013, të Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Programin e studimit jouniversitar (2 vite akademike) Diplomë Profesionale, të kërkuar nga “Universiteti Polis”, bazuar në raportet e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Diplomë profesionle në “Efiçencë energjitike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”
Kohëzgjatja: 3 vite akademike
ECTS: 180
Forma e studimit: Kohë e plotë
të hapet
Programi i Studimit: Diplomë Profesionale në “Efiçencë energjitike”
Kohëzgjatja: 2 vite akademike
ECTS: 120
Forma e studimit: Kohë e plotë
të hapet
Ky program studimi organizohet nga “Universiteti Polis” në kuadër të projektit TEMPUS, miratuar nga kjo zyrë më 14 Tetor 2013.
KËSHILLI i AKREDITIMIT