Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 532, datë 18.07.2013 Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 532, datë 18.07.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc) në:

1.   SHKENCA REHABILITUESE TË PROFESIONEVE SHËNDETËSORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master i Shkencave, të kërkuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë", bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca rehabilituese të profesioneve shëndetësore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
 
Programi i Studimit:                                    Master i Shkencave në Shkenca rehabilituese të profesioneve shëndetësore
                                                                    të hapet
 
 
 
 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT