Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 53, datë 29.06.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFORMATIKËE APLIKUAR” TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 53, datë 29.06.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFORMATIKËE APLIKUAR” TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në “Informatikë e Aplikuar”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë e Aplikuar”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 549, datë 11.11.2011

d)     Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë plotë

i)        Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

j)        Statusi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Informatikë e Aplikuar”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Bachelor në “Informatikë e Aplikuar” e ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Informatikë e Aplikuar” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
3.      Institucioni të marrë masa për pasurimin e bibliotekës me tituj për këtë program studimi; rritjen e cilësisë të studentëve në hyrje dhe mbështetjen për kualifikimin e mëtejshëm, veçanërisht të stafit të ri akademik të angazhuar në këtë program.