Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 523, datë 03.06.2013 Për riorganizimin e Programeve të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri Civile” në Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri Ndërtimi” dhe Bachelor (B.Sc.) në “Menaxhim Biznesi” në Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi”; Bache

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 523, datë 03.06.2013
Për riorganizimin e Programeve të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri Civile” në Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri Ndërtimi” dhe Bachelor (B.Sc.) në “Menaxhim Biznesi” në Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi”; Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri kompjuterike”; Bachelor (B.Sc.) në “Informatikë Ekonomike”, të SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programeve të studimit Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri Civile” në Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri Ndërtimi” dhe Bachelor (B.Sc.) në “Menaxhim Biznesi” në Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi”; Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri kompjuterike”; Bachelor (B.Sc.) në “Informatikë Ekonomike”, të SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:


1.   Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri Ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2.   Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3.   Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Inxhinieri kompjuterike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4.   Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Informatikë Ekonomike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                                    Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi 
                                                                   miratohet i riorganizuar

Programi i Studimit:                                    Bachelor në Administrim Biznesi
                                                                   miratohet i riorganizuar

Programi i Studimit:                                    Bachelor në Inxhinieri kompjuterike 
                                                                   miratohet i riorganizuar 

Programi i Studimit:                                    Bachelor në Informatikë Ekonomike
                                                                   miratohet i riorganizuar

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT