Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 522, datë 18.07.2013 Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 522, datë 18.07.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:


1.   FINANCE, BANKE, SIGURIME

2.   KONTABILITET, AUDITIM, TAKSA

3.   SISTEME DHE APLIKACIONE KOMPJUTERIKE, me profile:
a.    Inxhinieri softuerike
b.    Menaxhim i databazave
c.    Multimedia dizajn dhe zhvillim
d.    Komunikim dixhital
e.    Inxhinieri rrjeti

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:

1.   PROJEKTUES I ARKITEKTURAVE TË QËNDRUESHME

2.   ARKITEKTURË, me profile:
a.    Arkitekturë interiere
b.    Arkitekturë industrial
c.    Peisazhi i territorit urbanistik dhe logjistike

3.   MENAXHIM TRASPORTI DHE LOGJISTIKE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc) në:
1.   SOCIOLOGJI E ZHVILLIMIT KOMBËTAR
Për Programin e Integruar të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.   ARKITEKTURË

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Marin Barleti”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Financë, Bankë, Sigurime”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Kontabilitet, Auditim, Taksa”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Sisteme dhe aplikacione kompjuterike, me profile: Inxhinieri softuerike; Menaxhim i databazave; Multimedia dizajn dhe zhvillim; Komunikim dixhital; Inxhinieri rrjeti”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin e mëposhtëm: Të ndryshohet emërtimi i programit të studimit në “Inxhinieri sistemesh dhe programesh kompjuterike”.

4.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Projektues i arkitekturave të qëndrueshme”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin e mëposhtëm: Në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë Nr. 9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar, Neni 26, Pika 1.2.2/a “Institucionet e arsimit të lartë në fushat e mjekësisë, të stomatologjisë, të farmacisë, të veterinarisë e të arkitekturës ofrojnë programme të integruara të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë bashkë”.

5.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Arkitekturë, me profile: Arkitekturë interiere; Arkitekturë industrial; Peisazhi i territorit urbanistik dhe logjistike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin e mëposhtëm: Në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë Nr. 9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar, Neni 26, Pika 1.2.2/a “Institucionet e arsimit të lartë në fushat e mjekësisë, të stomatologjisë, të farmacisë, të veterinarisë e të arkitekturës ofrojnë programme të integruara të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë bashkë”.

6.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim transporti dhe logjistike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
§  Edhe pse programi i studimit ka një orientim ekonomiko/menaxherial, të përfshihet të paktën një disiplinë e natyrës inxhinierike me emërtim: “Elementë të Inxhinierisë së Transportit” apo diçka të ngjashme.
§  Të justifikohet përfshirja në këtë program studimi e lëndës “Metodat e kërkimit shkencor”, ndërkohë që ky program ka një orientim praktik, master profesional.
§  Në zhvillimin e lëndës “Menaxhimi i Sigurisë në Transport” të përfshihet (edhe) një specialist me formim inxhinierik i fushës përkatëse, pasi siguria në transport lidhet ngushtësisht me aspekte teknike.
§  Të specifikohet se këtë program masteri mund ta ndjekin normalisht zotëruesit e një diplome bachelor (ose master) në fushat inxhinierike dhe ekonomike, ndërsa për studentët që vijnë nga formime të tjera, departamenti, sipas rastit, do të parashikojë plotësime në lëndë të veçanta.

7.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Sociologji e zhvillimit kombëtar”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
8.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Financë, Bankë, Sigurime
                                                         të hapet

Programi i Studimit:                          Bachelor në Kontabilitet, Auditim, Taksa
                                                         të hapet

Programi i Studimit:                          Bachelor në Inxhinieri sistemesh dhe programesh kompjuterike
                                                         të hapet

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Projektues i arkitekturave të qëndrueshme
                                                         të mos hapet

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Arkitekturë, me profile:

a.    Arkitekturë interiere;

b.    Arkitekturë industrial;

c.    Peisazhi i territorit urbanistik dhe logjistike   
                                                         të mos hapet

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Menaxhim transporti dhe logjistike
                                                         të hapet

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Sociologji e zhvillimit kombëtar
                                                         të hapet

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Arkitekturë
                                                         të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT