Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 519, datë 18.07.2013 Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 519, datë 18.07.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:
1.   FINANCË BANKË
2.   MENAXHIM TURIZMI
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 372 datë 17.09.2012 dhe VKA Nr. 385 datë 26.10.2012, të Programeve të reja të studimit, Bachelor, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Financë Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit:                          Bachelor në Financë Bankë
                                                          të hapet
Programi i Studimit:                          Bachelor në Menaxhim Turizmi
                                                          të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT