KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 513, datë 18.07.2013
Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Psikologji”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Psikologji”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por për realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme
REKOMANDON:
Për programin e studimit Bachelor në “Psikologji”§ Të bëhet përpjekje për të përmirësuar nivelin e studentëve që pranohen në këtë program studimi.
§ Sigurimi i cilësisë së brendshme për vlerësimin e personelit akademik, dhe zhvillimin e kurrikulave të jenë më cilësore dhe t’u bëhen me dije si studentëve, ashtu dhe pedagogëve.
§ Të mos ndryshohet në mënyrë të vazhdueshme përbërja e personelit akademik.
§ Të pasurohet biblioteka me botime bashkëkohore në fushën e psikologjisë.
§ Të mbulohet ngarkesa mësimore e departamentit në masën 70% nga pedagogë efektivë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Psikologji”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT