KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 512, datë 18.07.2013
Për akreditimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për Institucionin Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”§ Të krijohen në të ardhmen hapësira të nevojshme për laboratorë me pajisje përkatëse në funksion të programeve të studimit Stomatologji dhe Farmaci.
§ Çdo program duhet të ketë të paktën një profesor me kohë të plotë i cili drejton departamentin dhe merr vendimet për specialitetin e tij dhe është përgjegjës për programin mësimor.
Për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”
§ Të bëhet më shumë përpjekje për rritjen e numrit të studentëve dhe në përmirësimin e nivelit të kontigjentit të studentëve të pranuar.
§ Të përmirësohet numri i personelit akademik efektiv në drejtimin e infermieristikës
§ Të ndërtohen laboratorë në nivelin që kërkon programi i studimit
§ Të pasurohet bibloteka me botime të fushës së mjekësisë si dhe ndërtohet një librari on-line.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional tëAkademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë
Programi i Studimit: Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT