Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 511, datë 18.07.2013 Universiteti EPOKA

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 511, datë 18.07.2013


Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim Arsimi”, të “Universiteti EPOKA”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim Arsimi”, të “Universiteti EPOKA”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por për realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme

REKOMANDON:


Për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim Arsimi”
§  Të krijohen baza të forta financiare për të shmangur burimet e kufizuara financiare të ardhura si pasojë e shpenzimeve të larta gjatë fazës së themelimit dhe vazhdimit të ndërtimit të kampusit universitar.
§  Të bëhet më shumë përpjekje nga personeli akademik i huaj për të mësuar gjuhën shqipe me qëllim qw tw azhurnohen me strukturën e sistemit tonw arsimor dhe problemet e tij.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                         Master Profesional në “Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim Arsimi”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT