REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 51, datë 29.06.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE DHE KOMUNIKIMI DIXHITAL” TË UNIVERSITETIT EPOKA
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital”, me elementët si më poshtë: a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 269, datë 28.06.2012 dhe riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 232, date 06.06.2013
d) Institucioni që e ofron: Universiteti Epoka
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
g) Kredite (ECTS): 180 ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë plotë
i) Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga Universiteti Epoka
j) Statusi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital” i Universitetit Epoka, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
3. Në vijim, Institucioni të marrë masa për përmirësimin e nivelit të gjuhës angleze për një pjesë të studentëve që hasin vështirësi përmes organizimit të kurseve të posaçme të gjuhës të nivelit të avancuar akademik, si dhe rritjen e cilësisë në hyrje të pranimeve në këtë program.