KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 509, datë 18.07.2013
Për akreditimin Institucional; Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Masazheri Estetiko - Kuruese” dhe Programeve të studimit jouniversitar (2 vite akademike) që përfundojnë me Diplomë në “Parukeri e avancuar” dhe Diplomë në “Estetikë e avancuar”, të Kolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional; Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Masazheri Estetiko - Kuruese” dhe Programeve të studimit jouniversitar (2 vite akademike) që përfundojnë me Diplomë në “Parukeri e avancuar” dhe Diplomë në “Estetikë e avancuar”, të Kolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për Institucionin Kolegji Profesional Privat “New Generation”§ Të ngrihet sistemi i lëvizshmërisë për stafin dhe studentët.
§ Biblioteka e institucionit, të pasurohet/azhornohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja.
§ Të bëhet përpjekje për të rritur numrin e personelit akademik dhe të mësimdhënësve me diplomë akademike.
§ Të nxitet tutorimi, udhëzimi i studentëve dhe krijohet mbështetje e studentëve në aktivitetet e tyre ekstra kurrikulare.
Për programin e studimit Bachelor në “Masazheri Estetiko – Kuruese”; për programet e studimit jouniversitar (2 vite akademike) Diplomë në “Parukeri e avancuar” dhe Diplomë në “Estetikë e avancuar”
§ Biblioteka e institucionit, të pasurohet/azhornohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja.
§ Të ndërtohet një program i veçantë, i cili nevojitet për të menaxhuar Kolegjin me metodë më integrale dhe për të shërbyer si një intranet për stafin dhe studentët.
§ Të sigurohen tekste dhe literaturë për të gjitha lëndët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional tëKolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë.
Programi i Studimit: Bachelor në “Masazheri Estetiko – Kuruese”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë në “Parukeri e avancuar”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë në “Estetikë e avancuar”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT