Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 508, datë 18.07.2013 Universiteti i New York-ut në Tiranë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 508, datë 18.07.2013


Për akreditimin periodik të Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Administrim Biznesi”; Master Profesional në “Menaxhim”; Master Profesional në “Marketing”; Master Profesional në “Finance”; Master Profesional në “Ekonomiks”; Master Profesional në “Shkenca kompjuterike, me profile: Sisteme të informacionit; Shkenca kompjuterike”; Master Profesional në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”; Master Profesional në “Psikologji”; dhe Master i Shkencave në “Administrim Biznesi me profile: I përgjithshëm; Menaxhim; Menaxhim i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhim i sistemeve të informacionit; Bankë”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Administrim Biznesi”; Master Profesional në “Menaxhim”; Master Profesional në “Marketing”; Master Profesional në “Finance”; Master Profesional në “Ekonomiks”; Master Profesional në “Shkenca kompjuterike, me profile: Sisteme të informacionit; Shkenca kompjuterike”; Master Profesional në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”; Master Profesional në “Psikologji”; dhe Master i Shkencave në “Administrim Biznesi me profile: I përgjithshëm; Menaxhim; Menaxhim i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhim i sistemeve të informacionit; Bankë”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”
§  Të publikohen vlerësimet, lidhur me procesin e sigurimit të cilësisë.
§  Të përmirësohet regjistri i amzës, i cili duhet të jetë me shkrim dore dhe gjithashtu notat duhet të mbahen edhe në regjistër me shkrim dore.
Për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim”
§  Për stafin akademik të përfshirë në këtë program, të shmanget përqendrimi i disa lëndëve që i përkasin fushave të ndryshme tek një pedagog i vetëm.
§  Të shihet mundësia e krijimit të revistës shkencore në bashkëpunim dhe me universitetet homologe të huaja, apo dhe të organizojnë dhe konferenca shkencore për pedagogët.
§  Të shmanget përfshirja e titullarëve të lëndëve që nuk kanë gradën Doktor i shkencave.
§  Të shmanget përfshirja e titullarëve të lëndëve që japin 3 ose më shumë lëndë të njëjtëve studentë në të njëjtin program.
§  Të bëhen përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës. Të shihet mundësia për të përshpejtuar punën për ndërtimin e kampusit te ri, që është mjaft i nevojshëm për të përballuar kërkesat e UNYT.
Për programin e studimit Master Profesional në “Marketing”
§  Të shikohet mundësia për të ulur tarifën e lartë të shkollimit pasi është relativisht e lartë në krahasim me tregun.
§  Të bëhet më shumë përpjekje për të rritur numrin e studentëve të pranuar në këtë program studimi.
§  Të përmirësohet kërkimi shkencor për të mos mbetur vetëm në nivel instiucional.
Për programin e studimit Master Profesional në “Financë”
§  Të thellohet dhe të organizohet në mënyrë më efiçente praktika mësimore.
§  Të ndërtohet një laborator më vete për këtë program studimi.
§  Të përmirësohet komunikimi, për të qenë më i orientuar në varësi të stadit të studentëve dhe llojit të lëndës.
§  Të realizohet studimi i tregut për këtë program studimi.
§  Të vazhdohet përpjekja për të rritur numrin e personelit akademik me kohë të plotë.
Për programin e studimit Master Profesional në “Ekonomiks”
§  Të shikohet mundësia për të ulur tarifën e lartë të shkollimit.
§  Të bëhet më shumë përpjekje për të rritur numrin e studentëve të pranuar në këtë program studimi.
§  Të përmirësohet kërkimi shkencor për të mos mbetur vetëm në nivel institucional.
Për programin e studimit aster Profesional në “Shkenca kompjuterike, me profile: Sisteme të informacionit; Shkenca kompjuterike”
§  Të bëhen më shumë përpjekje për të rritur numrin e studentëve të pranuar në këtë program studimi.
§  Të përmirësohet kërkimi shkencor për të mos mbetur vetëm në nivel institucional.
§  Të rritet numri i personelit mësimdhënës ndihmës.
Për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”
§  Të pasurohet më shumë kultura e përgjithshme e studentëve të rinj nga shumë fusha.
§  Të zërë më shumë vend në kurrikul diplomacia ekonomike dhe ajo kulturore.
§  Të dinamizohen më shumë marredhëniet me institucionet ku kryhet intershipi duke ndërtuar studime me interes të dyanshëm.
§  Të bëhet kujdes që ata që kryejnë këtë Master profesional të gjejnë vendin e punës që lidhet me shkollimin.
Për programin e studimit Master Profesional në “Psikologji”
§  Të bëhet më shumë përpjekje për të rritur numrin e studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
§  Të realizohen partneritete me ushtrues të profesionit të psikologjisë për të sjellë larmi në formimin e studentëve.
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi me profile: I përgjithshëm; Menaxhim; Menaxhim i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhim i sistemeve të informacionit; Bankë”
§  Të zgjerohet koha e studentëve për kërkim, zhvillim personal e profesional.
§  Të ulet ngarkesa mësimore e pedagogëve efektivë pasi është relativisht e lartë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit:                                   Master Profesional në “Administrim Biznesi”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                                   Master Profesional në “Menaxhim”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                                   Master Profesional në “Marketing”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                                   Master Profesional në “Finance”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                                   Master Profesional në “Ekonomiks”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                                   Master Profesional në “Shkenca kompjuterike, me profile:
a.    Sisteme të informacionit;
b.    Shkenca kompjuterike”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                                   Master Profesional në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”
të akreditohet.
Programi i Studimit:                                   Master Profesional në “Psikologji”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                              Master i Shkencave në “Administrim Biznesi me profile:
a.    I përgjithshëm;
b.    Menaxhim;
c.    Menaxhim i burimeve njerëzore;
d.   Marketing;
e.    Menaxhim i sistemeve të informacionit;
f.     Bankë”

të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT