KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 507, datë 18.07.2013
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Kontabilitet” dhe Master i Shkencave në “Drejtësi”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Kontabilitet” dhe Master i Shkencave në “Drejtësi”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit Master Profesional në “Kontabilitet”§ Të ndërtohen mjedise sportive për studentët.
§ Të përfundohet sa më shpejt ndërtimi i kampusit të ri universitar.
§ Të shikohet mundësia për të arritur rezultate të mjaftueshme marketingu.
§ Të shikohet mundësia për të ulur tarifën e lartë të shkollimit.
§ Të bëhet më shumë përpjekje në përmirësimin e nivelit të kontigjentit të studentëve të pranuar.
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Drejtësi”
§ Të rritet kërkimi shkencor në nivel institucional.
§ Të përmirësohet regjistri i amzës, i cili duhet të jetë me shkrim dore dhe gjithashtu notat duhet të mbahen edhe në regjistër me shkrim dore.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në “Kontabilitet”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Drejtësi”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT