Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 506, datë 18.07.2013 Shkolla e Lartë Universitare Private “Tirana Business University”, Tiranë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 506, datë 18.07.2013


Për akreditimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundon me Bachelor në “Administrim Biznesi, me profile: Menaxhim; Financë-Kontabilitet; Marketing”; Bachelor në “E Drejta e Biznesit”; Master Profesional në “Administrim Publik”; Master Profesional në “Administrim Biznesi”; Master Profesional në “Administrim Biznesi, me profil: Financë – Kontabilitet”; Master Profesional në “Adminstrim Biznesi, me profil: E Drejtë Biznesi”; Master Profesional në “E Drejtë Biznesi” dhe Master i shkencave në “Administrim Biznesi”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Tirana Business University”, Tiranë.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Administrim Biznesi, me profile: Menaxhim; Financë-Kontabilitet; Marketing”; Bachelor në “E Drejta e Biznesit”; Master Profesional në “Administrim Publik”; Master Profesional në “Administrim Biznesi”; Master Profesional në “Administrim Biznesi, me profil: Financë – Kontabilitet”; Master Profesional në “Adminstrim Biznesi, me profil: E Drejtë Biznesi”; Master Profesional në “E Drejtë Biznesi” dhe Master i shkencave në “Administrim Biznesi”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Tirana Business University”, Tiranë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por për realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme

REKOMANDON:

Për Institucionin Shkolla e Lartë Universitare Private “Tirana Business University”
§  Të vazhdohet qëndrimi në karakteristikat dalluese dhe me vlerat e Institucionit, edhe pse kërkon guxim, përpunon një vizion dhe strategji premtuese dhe realiste.
§  Të bëhen përpjekje për të rritur numrin e regjistrimeve. Qëllimi afatgjatë për të rritur numrin e studentëve në 300-400 duket realist. Rritja në regjistrim është e nevojshme për pedagogjinë dhe për arsye ekonomike. Megjithatë, është e nevojshme të gjenerohet një zhvillim i qëndrueshëm, për të mos ushtruar presion mbi suksesin e shpejtë.
§  Të zhvillohet më tej qasja e mësimit të individualizuar.
§  Të hartohen portofole ​​individuale studentore, për të dokumentuar lëndët me zgjedhje të lirë dhe arritjet individuale studimore, si punimet kërkimore, praktikat, studime jashtë vendit, etj. Ky instrument do të udhëzojë reflektimet mbi arritjet gjatë procesit mësimor.
§  Të pasurohet biblioteka, të krijohet bibliotekë online dhe të menaxhohet kompjuterizimi i institucionit.
§  Të krijohen mjedise për aktivitete të ndryshme sociale për studentët.
Për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi, me profile: Menaxhim; Financë-Kontabilitet; Marketing”
§  Të bëhen përpjekje për të plotësuar kriterin për titullarë me gradë “Doktor” apo titull “Docent”, për rreth 20% të lëndëve të ofruara në programin e studimit.
§  Të krijohet aksesi në librari elektronike, si dhe të pasurohet më tej biblioteka me botime të printuara.
§  Të publikohen vlerësimet, lidhur me procesin e sigurimit të cilësisë.
Për programin e studimit Bachelor në “E Drejta e Biznesit”
§  Të përmirësohet raporti: nr. pedagogëve efektivë/nr. pedagogëve me kontratë, pasi aktualisht nuk e plotësohet kriteri 70% pedagogë efektivë.
§  Të shmanget përfshirja e titullarëve të lëndëve që nuk kanë gradën ‘Doktor’.
§  Të vendoset theksi në përmirësimin dhe azhornimin e vazhdueshëm të programeve të këtyre profileve duke u bazuar në autorë të njohur të vendit dhe botërorë, literaturë e zgjeruar, përditësuar dhe pasuruar me botimet e fundit në fushën e së drejtës së biznesit dhe disiplinave të lidhura me të, në ndihmë të realizimit të objektivave të programit të studimit.
§  Të krijohen dhe formalizohen marrëveshje me universitete prestigjiozë jashtë vendit, për të bërë shkëmbime dhe për të përfituar nga përvoja e këtyre universiteteve.
§  Të rritet mundësia e kualifikimit shkencor, me mbështetje të posaçme nga ana e IAL-së për pedagogët efektivë dhe titullarёve të disiplinave të caktuara.
§  Biblioteka e institucionit, të përditësohet/azhornohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja librash dhe revista shkencore të fushës së Drejtës së Biznesit, si dhe të realizohet aksesi në librari elektronike.
§  Të shmanget përqendrimi i disa lëndëve te një pedagog i vetëm.
§  Të përcaktohen politika të qarta në të ardhmen për rritjen e numrit të studentëve me qëllim përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme për ecurinë e IAL TBU.
§  Të bëhet shumë promocion për tërheqjen në këtë profil studimi të studentëve të rinj me rezultate të larta nga gjimnazi apo transferime të ndryshme brenda IAL-ve, me qëllim që të investohet shumë tek ata dhe të bëhen në të ardhmen lidera përkatësisht në fushën e së drejtës së biznesit.
§  Për drejtuesit e IAL TBU, krahas seminareve, simpoziumeve të ndryshme, të organizojnë dhe konferenca shkencore, si dhe të krijojnë revistë shkencore, ku të marrin pjesë pedagogë të ndryshëm me punimet e tyre shkencore, kjo në funksion të rritjes së cilësisë së IAL TBU.
Për programet e studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi” dhe Master Profesional në “Administrim Publik”
§  Të bëhet përpjekje për të rritur numrin e pranimit në këtë program studimi.
Për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi, me profil: Financë – Kontabilitet”
§  Të bëjnë kujdes në shmangien e problemeve që lindin me kontingjentet e studentëve që frekuentojnë këtë institucion.
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me tituj dhe grada shkencore.
§  Të bëhet përpjekje për të përballuar konkurencën në treg.
Për programin e studimit Master Profesional në “Adminstrim Biznesi, me profil: E Drejtë Biznesi”
§  Të krijohet aksesi në librari elektronike, si dhe duhet të pasurohet më tej biblioteka me botime të printuara.
§  Të publikohen vlerësimet, lidhur me procesin e sigurimit të cilësisë.
§  Të realizohet një studim formal i tregut të punës dhe perspektivave të punësimit të studentëve.
Për programin e studimit Master Profesional në “E Drejtë Biznesi”
§  Biblioteka e institucionit, të përditësohet/azhornohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja librash dhe revista shkencore për këtë profil.
Për programin e studimit Master i shkencave në “Administrim Biznesi”
§  Të bëhet shumë promocion për të rritur numrin e të regjistruarve në këtë program studimi.
§  Të përmirësohet raporti: nr. pedagogëve efektivë/nr. pedagogëve me kontratë, për të plotësuar kriterin, 70% pedagogë efektivë.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Akreditimin Institucional të Shkollës së Lartë Universitare Private “Tirana Business University” Tiranë.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Administrim Biznesi, me profile: Menaxhim; Financë-Kontabilitet; Marketing”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “E Drejta e Biznesit”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Administrim Publik”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Administrim Biznesi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Administrim Biznesi, me profil: Financë – Kontabilitet”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Adminstrim Biznesi, me profil: E Drejtë Biznesi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “E Drejtë Biznesi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i shkencave në “Administrim Biznesi”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT