Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 505, datë 18.07.2013 - Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 505, datë 18.07.2013


Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Psikologji” dhe Bachelor në “Sociologji”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Marin Barleti”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Psikologji” dhe Bachelor në “Sociologji”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Marin Barleti”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por për realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme

REKOMANDON:

Për programin e studimit Bachelor në “Drejtësi”
§  Të rritet numri i titujve dhe njësive në bibliotekë si dhe të sigurohet literaturë elektronike në mënyrë të vazhdueshme. Të realizohet një abonim vjetor me një nga libraritë elektronike të shkencave juridike.
Për programin e studimit Bachelor në “Psikologji”
§  Të ndërtohen sa më shpejtë laboratorë për programin e studimit në nivel Bachelor.
§  Të bëhen përpjekje për të rritur numri e vogël të studentëve të pranuar në një vit shkollor.
§  Të shikohet mundësia që një departament të mos mbulojë një numer të madh programesh të nivelit Bachelor (4 programe).

Për programin e studimit Bachelor në “Sociologji”
§  Të bëhen përpjekje për të rritur numri e vogël të studentëve të pranuar në një vit shkollor.
§  Të realizohet një studim i mirëfilltë i tregut të punës, pasi në krahasim me programet e nivelit Bachelor të ofruara nga ky Institucioni, tregu i punës për këtë program është i kufizuar.
§  Të rritet numri i titujve dhe njësive në bibliotekë si dhe të sigurohet literaturë elektronike në mënyrë të vazhdueshme. Të realizohet një abonim vjetor me një nga libraritë elektronike, apo akses në revista shkencore në fushën e sociologjisë.
§  Të rritet numri i personelit akademik me kohë të plotë, që kanë të paktën gradën shkencore doktor.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                                    Bachelor në “Drejtësi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                                    Bachelor në “Psikologji”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                                    Bachelor në “Sociologji”
të akreditohet.


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT