KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 504, datë 18.07.2013
Për akreditimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Teknik i lartë dentar”, të Kolegjit Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”, Tiranë.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Teknik i lartë dentar”, të Kolegjit Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”, Tiranë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por për realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme
REKOMANDON:
Për Institucionin Kolegjit Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”§ Për një periudhë të kifizuar kohore, të angazhohen personel akademik me kualifikimin e duhur në teknologjinë dentare për të ndihmuar personelin akademik vendas.
§ Të angazhohet personeli akademik edhe në kërkime shkencore kur është e mundur.
§ Personeli akademik të përfshihet në veprimtari për të nxënët gjatë gjithë jetës.
Për programin e studimit Bachelor në “Teknik i lartë dentar”
§ Të bëhen përpjekje që kërkimi shkencor të zhvillohet brenda institucionit.
§ Të krijohet mundësia për të përmirësuar cilësinë e studentëve në hyrje dhe në dalje në këtë program studimi.
§ Të realizohen aktivitete social kulturore me studentët dhe personelin akademik, kur është e mundur.
§ Të shikohet mundësia për të shtuar lëndë të shëndetit publik.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional tëKolegjit Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”, Tiranë.
Programi i Studimit: Bachelor në “Teknik i lartë dentar”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT