Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 503, datë 18.07.2013 - Kolegji Profesional “Argent”, Shkodër

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 503, datë 18.07.2013

Për akreditimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Mësues i Arsimit Fillor”; Bachelor në “Menaxhim, Hoteleri dhe restorante”; Bachelor në “Marketing turizmi dhe mikpritje” dhe Bachelor në “Jurist administrate dhe sekretar gjyqësor”, të Kolegjit Profesional “Argent”, Shkodër.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Mësues i Arsimit Fillor”; Bachelor në “Menaxhim, Hoteleri dhe restorante”; Bachelor në “Marketing turizmi dhe mikpritje” dhe Bachelor në “Jurist administrate dhe sekretar gjyqësor”, të Kolegjit Profesional “Argent”, Shkodër, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për Institucionin Kolegjit Profesional “Argent”
§  Të përmirësohet sistemi i teknologjisë informative të Institucionit.
§  Të mbahet nën kujdesin e përhershëm aksesi në faqen e internetit të Institucionit.
§  Të sigurohet qasje në bazat e të dhënave elektronike të studentëve dhe pedagogëve, si pjesë e pandarë e shërbimit bibliotekar.
§  Të zbatohet eLearning për të lejuar mësim bashkëkohor dhe metoda të mësimdhënies.

Për programin e studimit Bachelor në “Mësues i Arsimit Fillor”
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv.
§  Të lidhen marrëveshje bashkëpunimi.
§  Të realizohet një studim tregu për këtë program studimi.

Për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim, Hoteleri dhe restorante”
§  Të përmirësohet raporti i gradave shkencore midis personelit akademik efektiv i angazhuar në lëndët e specialitetit dhe personelit akademik me kontratë.
§  Biblioteka e institucionit, të azhurnohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja librash në fushën e ekonomisë dhe revista shkencore si dhe të realizohet aksesi në biblioteka elektronike.
§  Të realizohen bashkëpunime me universitete perëndimore.
§  Të bëhet përpjekje për të rritur numrin e studentëve si dhe për të rritur nivelin e ulët të mesataret në hyrje të pranimit.

Për programin e studimit Bachelor në “Marketing turizmi dhe mikpritje”
§  Të përmirësohet raporti i gradave shkencore midis personelit akademik efektiv i angazhuar në lëndët e specialitetit dhe personelit akademik me kontratë.
§  Biblioteka e institucionit, të azhurnohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja librash në fushën e ekonomisë dhe revista shkencore si dhe të realizohet aksesi në biblioteka elektronike.
§  Të realizohen bashkëpunime me universitete perëndimore.

Për programin e studimit Bachelor në “Jurist administrate dhe sekretar gjyqësor”
§  Biblioteka e institucionit, të azhurnohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja librash në fushën e drejtësisë dhe revista shkencore si dhe të realizohet aksesi në biblioteka elektronike.
§  Të realizohen marrëveshje bashkëpunimi me institucione vendase publike dhe private, të nevojshëm dhe në funksion të realizimit të objektivave të programit të studimit.
§  Të ngrihet sa më shpejt zyra për këshillimin e karierrësë, e cila është në funksion të përmbushjes së kërkesave dhe interesave të studentëve.
§  Të realizohet sistemi i tutoriatit.
§  Të pajisen sa më shpejt studentët e këtij programi studimi me, me numrin përkatës të Matrikullimit nga MASH.
§  Të rritet niveli i hulumtimit shkencor në nivel institucioni si dhe aktiviteteve të karakterit shkencor.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Akreditimin Institucional tëKolegjit Profesional “Argent”, Shkodër.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Mësues i Arsimit Fillor”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Menaxhim, Hoteleri dhe restorante”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Marketing turizmi dhe mikpritje”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Jurist administrate dhe sekretar gjyqësor”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT