KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 502, datë 03.06.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:
1. HIGJENË DENTARE
2. INFERMIERI
Për Programet e Integruara të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. STOMATOLOGJI DHE PROTEZA DENTARE
2. MJEKËSI DHE KIRURGJI
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 372, datë 17.09.2012, të Programeve të reja të studimit, Bachelor dhe Master i Shkencave të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Higjenë Dentare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Stomatologji dhe proteza dentare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mjekësi dhe Kirurgji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Higjenë Dentare
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Infermieri
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Stomatologji dhe proteza dentare
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mjekësi dhe Kirurgji
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT