REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 50/1,datë02.11.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “GAZETARI DHE KOMUNIKIM” TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË
Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 50, datë 29.06.2015 për”Akreditimin e programit të studimit të Ciklit të Dytë Master Profesional në “Gazetari dhe Komunikim” të Universitetit të New York-ut në Tiranë”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 171, datë 01.07.2015 dhe dorëzuar në datën01.07.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit i ciklit të dytë, Master Profesional në “Gazetari dhe Komunikim”, të mos akreditohet si i tillë.
Këshilli i Akreditimit, në përputhje dhe me VKA Nr. 539, datë 09.05.2014, gjykon se ky program studimi, si i tillë, përmbush standardet e një programi studimi Bachelor me kohëzgjatje 4 vjeçare (Neni 45, Pika 1/b, Ligji Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSh”, i ndryshuar) sikurse është hapur me shkresë Nr. 5181 Prot, datë 20.08.2003 dhe ka funksionuar. Për këtë arsye i rekomandon Ministrit të arsimit dhe Sportit që ky program të akreditohet si program i ciklit të parë Bachelor në “Gazetari dhe Komunikim” me kohëzgjatje 4 vjeçare.
Këshilli i Akreditimit mendon se që të arrihet akreditimi i këtij programi studimi si Master Profesional, duhet të ristrukturohet në formë dhe në përmbajtje sipas skemës 3+1 (Bachelor dhe Master Profesional), ku pas tre viteve të para të lëshohet diploma “Bachelor”, e cila është kusht ligjor për pranimin në “Master Profesional”; për këtë qëllim mund të aplikohet edhe kalimi në skemën 4+1 (Bachelor dhe Master Profesional).
Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 01.07.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:
1. Të shpall Vendimin e tij Nr. 50, datë 29.06.2015 për për ”Akreditimin e programit të studimit të Ciklit të Dytë Master Profesional në “Gazetari dhe Komunikim” të Universitetit të New York-ut në Tiranë”,
2. Vendimi Nr. 50, datë 29.06.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin e New York-ut në Tiranë.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË