Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN

VENDIM
Nr. 5, datë 07.04.2017
MBI
VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE” DHE MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK” ME TRE PROFILE “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”, “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”, “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI” TË OFRUARA NGA UNIVERSITETI “POLIS”


Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e BA Nr. 1, datë 07.04.2017;

Bordi i Akreditimit:

a.       pasi shqyrtoi kërkesën e MAS përcjellë me shkresën Nr. 506/1 Prot, datë 10.03.2017 “Kërkohet interpretim i Këshillit të Akreditimit”, në të cilën kërkohet interpretim nga Këshilli i Akreditimit në lidhje me vlefshmërinë e akreditimit të programeve të studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore” dhe Master Profesional në “Dizajn parametrik” me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, të ofruara nga Universiteti privat “Polis;

b.      pasi mori në analizë dokumentacionin përkatës, procedurat e vlerësimit në kuadër të akreditimit të këtyre programeve përpara riorganizimit dhe vlerësimin në kuadër të riorganizimit të tyre, si dhe disa komunikime ndërinstitucionale në këtë kuadër; dhe

c.       pasi shqyrtoi vlerësimin e krahasues të kryer nga ASCAL në formë, strukturë dhe përmbajtje të këtyre programeve të studimit para dhe pas riorganizimit të tyre,

KONSTATOI se

Programet e studimit të akredituara si Master Profesional në "Dizajn urban dhe peizazhi", Master Profesional në "Dizajn estetik strukturor", Master Profesional në "Dizajn arkitektonik dhe parametrik", Master Profesional në "Strehim dhe zhvillim toke", Master Profesional në "Zhvillim social urban dhe burime njerëzore" dhe Master Profesional në "Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS" me Urdhër Nr. 250, datë 14.06.2013 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, krahasuar me programet e studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore” dhe Master Profesional në “Dizajn parametrik” me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi” të riorganizuara përkatësisht me Urdhër  Nr. 431, datë 11.11.2015 dhe Urdhër Nr.438, datë 12.11.2015, (sikurse ishte evidentuar nga APAAL dhe KA edhe gjatë procesit të vlerësimit në kuadër të riorganizimit) nuk paraqesin ndryshime në strukturën e planit mësimor, në lëndët, modulet dhe kreditet përkatëse, formën e studimit, në përmbajtje të syllabuseve dhe standardet e cilësisë në fuqi për programet e studimit të këtij niveli dhe lloji.

Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit;

VENDOSI:

Vendimi për akreditimin e këtyre programeve, sipas Urdhërit  Nr. 250 datë 14.06.2013, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin e programeve të studimit që përfundojnë me diplomat universitare “Bachelor”, “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” të Universitetit “Polis””, është dhe mbetet i vlefshëm për këto programe studimi edhe pas riorganizimit të tyre, me Urdhër Nr. 431, datë 11.11.2015 “Për riorganizimin e tre programeve të ciklit të dytë, “Master Profesional” në "Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS", “Master Profesional” në "Strehim dhe zhvillim toke" dhe “Master Profesional” në "Zhvillim social urban dhe burime njerëzore", në programin e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, në Universitetin “Polis” në bashkëpunim me Universitetin “Erasmus”, Hollandë” për programin e studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit”; dhe Urdhër Nr. 438, datë 12.11.2015 “Për riorganizimin e tre programeve të studimit “Master Profesional” në "Dizajn arkitektonik dhe parametrik", “Master Profesional” në "Dizajn estetik strukturor" dhe “Master Profesional” në "Dizajn urban dhe peizazhi”, në programin e studimit të ciklit të dytë me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi” në Universitetin “Polis” në bashkëpunim me Universitetin “Erasmus”, Hollandë”, për kohëzgjatjen sikurse parashikohej nga legjislacioni në fuqi në datën e urdhërit të akreditimit (14/06/2013).