Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 5, datë 05.01.2015 PËR LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “AKTIVITETI FIZIK DHE REKREACIONI-TRAJNER FITNESI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS

VENDIM
Nr. 5, datë 05.01.2015
PËR
LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “AKTIVITETI FIZIK DHE REKREACIONI-TRAJNER FITNESI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS




Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni-Trajner Fitnesi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/2 semestra

f)       Kredite (ECTS): 60 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Statusi i diplomës: Vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 40-65 studentë në vit akademik

që përfundon me diplomë Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni – Trajner Fitnesi”.

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni – Trajner Fitnesi” i përmbush standardet e cilësisë dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse. Për këtë arsye KA jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni – Trajner Fitnesi” me elementët e mësipërm: të hapet

3.      Vërejmë se ky program studimi është hapur tashmë me VKM Nr. 668, datë 15.10.2014 por me emërtimin jo të saktë Master Profesional në “Stërvitje sportive” edhe pse ky program ishte propozuar si Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni – Trajner Fitnesi”.

4.      Për këtë arsye, KA i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që edhe studentët e pranuar tashmë në Master Profesional në “Stërvitje sportive”, të pajisen me diplomë që përmban emërtimin e saktë të këtij programi, Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni – Trajner Fitnesi”.