Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 499, datë 03.06.2013 - Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 499, datë 03.06.2013


Për riorganizimin e Programeve të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Hortikulturë”; Bachelor (B.Sc.) në “Marketing” dhe Bachelor (B.Sc.) në “Turizëm” në Bachelor (B.Sc.) në “Mjekësi e bimëve dhe Hortikulture”; Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi në Marketing” dhe Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi në Turizëm”, të “Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programeve të studimit Bachelor (B.Sc.) në “Hortikulturë”; Bachelor (B.Sc.) në “Marketing” dhe Bachelor (B.Sc.) në “Turizëm” në Bachelor (B.Sc.) në “Mjekësi e bimëve dhe Hortikulture”; Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi në Marketing” dhe Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi në Turizëm”, të kërkuar nga “Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Mjekësi e bimëve dhe Hortikulture”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2.   Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi në Marketing”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3.   Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor (B.Sc.) në “Administrim Biznesi në Turizëm”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                                   Bachelor në “Mjekësi e bimëve dhe Hortikulture”
                                                                   miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit:                                   Bachelor në “Administrim Biznesi në Marketing” 
                                                                   miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit:                                   Bachelor në “Administrim Biznesi në Turizëm”
                                                                   miratohet i riorganizuar
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT