Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 498, datë 03.06.2013 Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 498, datë 03.06.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1.   ADMINISTRIM DHE POLITIKA SOCIALE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Bachelor, të kërkuar nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Administrim dhe politika sociale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Administrim dhe politika sociale
                                                       të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT