KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 495, datë 03.06.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:1. SHËNDET PUBLIK DHE MENAXHIM KLINIK
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master Profesional, të kërkuar nga SHLUP “Vitrina”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Shëndet Publik dhe Menaxhim klinik”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Programi ka një tërësi lëndësh dhe modulesh me formin të mjaftueshëm dhe shumë të bollshëm në Shëndet Publik por në aspektin e Menaxhimit Klinik programi nuk ofrom mundësi të shumta teroike dhe praktike. Duhet të realizohet një baraz peshim midis pjesës në Shëndet Publik dhe Menaxhim Klinik.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues SHLUP “Vitrina”, për programin e studimit: Master Profesional në “Shëndet Publik dhe Menaxhim klinik”, pasi të ketë plotësuar kushtin e mësipërm për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT