Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 492, datë 03.06.2013 SHLUP “Universiteti Kristal”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 492, datë 03.06.2013


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.   SHKENCA LIGJORE

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushtit të lënë në VKA Nr. 448, datë 03.05.2013, të Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Ligjore” të kërkuar nga SHLUP “Universiteti Kristal”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Ligjore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

 

Programi i Studimit:                     Master i Shkencave në Shkenca Ligjore
                                                  të hapet 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT