KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 491, datë 03.06.2013
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Menaxhim për funksionet e koordinimit”; Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane”; Master i Shkencave në “Administrim Shëndetësor”; Master i Nivelit të Dytë në “Organizim e drejtim i institucioneve dhe i shërbimeve shëndetësore”; Master i Nivelit të Dytë në “Ortodonci” dhe Master i Nivelit të Dytë në “Qeverisje dhe zhvillim territorial”, të “Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë””.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Menaxhim për funksionet e koordinimit”; Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane”; Master i Shkencave në “Administrim Shëndetësor”; Master i Nivelit të Dytë në “Organizim e drejtim i institucioneve dhe i shërbimeve shëndetësore”; Master i Nivelit të Dytë në “Ortodonci” dhe Master i Nivelit të Dytë në “Qeverisje dhe zhvillim territorial”, të “Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë””, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim për funksionet e koordinimit”§ Të krijohen lehtësira për studentët duke qenë se i nënshtrohen një shkallë më të lartë vështirësie si të përvetësimit të tij ashtu dhe të kontrollit të dijeve.
§ Të shikohet mundësia që pranimi i studentëve mos të jetë selektiv duke u kushtëzuar nga njohja e Gjuhës Italiane.
§ Të realizohen praktika mësimore nëpër spitale, duke marrë parasysh informimin e tyre në leksione dhe përballjen me një realitet të ndryshëm nga ajo e mësimdhënies.
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane”
§ Të ngrihet “Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë” dhe “Zyrës së Tutoriatit dhe Këshillimit të Karierës” si njësi me identitet të plotë dhe në nivelin e plotësimit të standarteve të vendosura nga kuadri ynë legjislativ.
§ Të përmirësohet raporti i vlerësimit të brendshëm duke përfshirë në masën e duhur tregues sasiorë për të evidentuar arritjet dhe mangësitë për këtë program studimesh.
§ Të strukturohen sipas modeleve të standarteve të kërkuara syllabuset e lëndëve/moduleve, për të vlerësuar realizimin e procesit mësimor.
§ Të specifikohet më qartë koha që vihet në dispozicion të seminarëve dhe listimit të problematikës që trajtohet në to.
§ Të shihet mundësia e minimizimit të mbingarkesës që lind si rezultat i angazhimeve që ka personeli akademik (kryesisht i Barit).
§ Të merren masa për një ekuivalentim më të mirë të dijeve duke aktivizuar futjen e krediteve plotësuese në funksion të diferencave në startim.
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Shëndetësor”
§ Të rritet numri i personelit akademik efektiv për të mos cënuar cilësinë e mësimdhënies dhe limituar krijimin e strukturave të plota akademike.
§ Të shikohet mundësia për të ulur tarifën e vendosur për këtë program studimi.
§ Të bëhet më shumë përpjekje për të rritur numrin e regjistrimeve të studentëve në këtë program studimi.
Për programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në “Organizim e drejtim i institucioneve dhe i shërbimeve shëndetësore”
§ Të rritet numri i personelit akademik efektiv për të mos cënuar cilësinë e mësimdhënies dhe limituar krijimin e strukturave të plota akademike.
§ Të shikohet mundësia për të ulur tarifën e vendosur për këtë program studimi.
Për programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në “Ortodonci”
§ Të merren masa për të rritur raportin Docent /student
§ të realizohen sa më shumë praktika mësimore për të rritur numrin ekzitues të kufizuar të rasteve klinike.
§ Të bëhet shumë përpjekje për të rritur burimet financiare.
Për programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në “Qeverisje dhe zhvillim territorial”
§ Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada shkencore dhe tituj.
§ Të përshtatet struktura organizative e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike me strukturën e kërkuar për fakultetet në Ligjin e Arsimit të Lartë.
§ Të plotësohen dosjet e personelit akademik me kontratë me dokumentacionin e plotë sipas kërkesave të Ligjit të Arsimit të Lartë si dhe të mbajë edhe dosjet e personelit akademik efektiv që janë staf i Universiteteve italiane.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në “Menaxhim për funksionet e koordinimit”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Administrim Shëndetësor”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Organizim e drejtim i institucioneve dhe i shërbimeve shëndetësore”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Ortodonci”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Qeverisje dhe zhvillim territorial”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT