REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 49, datë 29.06.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PUBLIKE”, TË “SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE MESDHETARE TË SHQIPËRISË”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”, me elementët si më poshtë: a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
i) Diploma që lëshohet: Diplomë Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”, të “Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë”.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”, të “Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë”, me elementët e mësipërm.
3. Këshilli i Akreditimit rekomandon që Institucioni duhet të paraqesë programin e lëndës “Praktikë”.