KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 489, datë 03.06.2013
Për akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, Burrel.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional, të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, Burrel, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni i përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për Institucionin e Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldin딧 Të përcaktohen treguesit për planin strategjik i cili do të lejojë ndjekjen e arritjeve të planeve afat-shkurtër, afat-mesëm, dhe afatgjatë.
§ Të realizohet implementimi i suplementit të diplomës Europass.
§ Të zëvendësohet emërtimi i diplomës me standardin akademik të diplomave Bachelor i Arteve (BA).
§ Të rritet aktiviteti kërkimore nëse institucioni kërkon që të ofrojë programe të nivelit të dytë, Master.
§ Të vendosen procedura transparente për plotësimin e vendeve vakante për personel akademik.
§ Të rriten dhe të modernizohen materialet didaktike.
§ Të sigurohet një plan vjetor i buxhetit për të lejuar Rektorin dhe Dekanët të veprojnë në një fushë të caktuar në lidhje me shpenzimet për nevojat akademike.
§ Të mundësohet një qasje e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse në internet për të gjithë studentët.
§ Të rritet numri i titujve të librave dhe revistave elektronike të bibliotekës.
§ Të zgjerohet horizonti për llojet e ndryshme të bashkëpunimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, Burrel.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT