Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 488, datë 03.06.2013 SHLUP "Gjon Buzuku" Shkodër

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 488, datë 03.06.2013

Për akreditimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Drejtësi” dhe Master Profesional në “Administrim Publik”, të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër.
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Drejtësi” dhe Master Profesional në “Administrim Publik”, të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

 REKOMANDON:

Për Institucionin Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”
§  Të rekrutohen sa më shumë personel akademik dhe të integrohen në institucion dhe në procesin e mësimdhënies akademike dhe kërkimore.
§  Të përmirësohet infrastruktura e Institucionit.
§  Biblioteka duhet të përshtatet me standardet moderne dhe burimet elektronike duhet të jenë në dispozicion dhe të zgjerohen.
Për programin e studimit Bachelor në “Drejtësi”
§  Të përmirësohet kualifikimi i personelit akademik.
§  Të bëhen përpjekje për të plotësuar kriterin për mbulimin e ngarkesës mësimore 70% nga staf i brendshëm dhe mbi përbërjen e departamenteve me staf të brendshëm.
§  Të pasurohet bibloteka me literaturë në gjuhën shqipe dhe të huaj.

Për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Publik”
§  Të rritet numri i personelit akademik me tituj shkencor që janë titullarë lëndësh në këtë program studimi.
§  Të plotësohet kriteri i vendosur në Ligjin e Arsimit të Lartë për mbulimin e ngarkesës mësimore 70% nga staf i brendshëm.
§  Të plotësohet kriteri i vendosur në Ligjin e Arsimit të Lartë mbi përbërjen e departamenteve me staf të brendshëm duke përbërë vetëm 33% te stafit total.
§  Të eleminohen rastet kur janë vendosur si titullarë lëndësh, personel që janë në proçes doktorature dhe nuk e mbajnë ende këtë gradë.
§  Të ndahen veçantë ambjentet për biblotekën dhe laboratorin e informatikës.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Akreditimin Institucional të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Drejtësi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Administrim Publik”
të akreditohet.
 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT