KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 487, datë 03.06.2013
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Bachelor Infermieri”; “Bachelor Fizioterapi”; “Bachelor Financë Bankë”; “Bachelor Psikologji e përgjithshme”; “Bachelor Teknologji Informacioni”; “Bachelor Inxhinieri Kompjuterike”; “Bachelor Anglisht”; “Bachelor Shkenca Politiko Administrative”; “Bachelor Mësuesi për arsimin parashkollor” dhe “Bachelor Mësuesi për arsimin fillor”, të “Albanian University”, Filiali Berat.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Bachelor Infermieri”; “Bachelor Fizioterapi”; “Bachelor Financë Bankë”; “Bachelor Psikologji e përgjithshme”; “Bachelor Teknologji Informacioni”; “Bachelor Inxhinieri Kompjuterike”; “Bachelor Anglisht”; “Bachelor Shkenca Politiko Administrative”; “Bachelor Mësuesi për arsimin parashkollor” dhe “Bachelor Mësuesi për arsimin fillor”, të “Albanian University”, Filiali Berat, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit Bachelor Infermieri§ Të ndërtohet menjëherë një laborator i përshtatshëm për numrin aktual të studentëve.
§ Të përmirësohet numri i personelit akademik efektiv në përputhje me kriteret përkatëse.
Për programin e studimit Bachelor Fizioterapi
§ Të sigurohet literaturë bazë për lëndët për të eleminuar leksionet e përgatitura nga pedagogët.
§ Të përmirësohet numri i personelit akademik efektiv në përputhje me kriteret përkatëse.
§ Të bëhen përpjekje për të rritur nivelin e kërkimit shkencor pasi është në nivel fillestar.
§ Të krijohet mundësia për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik.
Për programin e studimit Bachelor Financë Bankë
§ Të shikohet me përparësi përfshirja e stafit të brendshëm të kualifikuar në organizimin e këtij programi studimi sepse shikohet një numër i vogël i pedagogëve të brendshëm me kualifikime gjë që cënon vazhdimësinë normale të këtij programi studimi.
§ Të krijohen bashkëpunime institucionale me IAL vendase për shkëmbim pedagogësh me grada dhe tituj shkencor, në mënyrë që të mbuloj më mirë dhe me cilësi këtë program studimi.
§ Institucioni të vendos si prioritetet dhe në strategjinë afatmesme, kërkimin shkencor, në mënyrë që të kompletojë stafin akademik të brendshëm në proceset e ndryshme të kualifikimit. Departamenti duhet të jetë aktiv në botimin e një reviste ekonomike, apo në publikime të tjera ndërkombëtare. Departamenti duhet të jetë pjesë e konferencave apo ëorkshop të organizuara brenda apo jashtë vendit
§ Të pasurohet biblioteka me literaturë të huaj si dhe është domosdoshmëri aksesi i një biblioteke elektronike.
§ Të njehsohen diplomat në rastet kur stafi është kualifikuar jashtë Shqipërisë.
§ Të bëhet plotësimi i dokumentacionit të stafit akademik që ka kryer studime apo kualifikime jashtë vendit sipas kushteve apo kritereve të vendosura nga MASH.
Për programin e studimit Bachelor Psikologji e përgjithshme
§ Të rritet numri i laboratorëve eksperimentalë për programin e studimi, në nivel Bachelor.
Për programin e studimit Bachelor Teknologji Informacioni
§ Të përmirësohet numri i personelit akademik efektiv në përputhje me kriteret përkatëse.
§ Të rritet numri i personelit të nevojshëm në Departamentin e Inxhinierisë Elektronike.
§ Të pasurohet biblioteka me literaturë në shërbim të programit.
§ Të bëhet përpjekje për të përmirësuar cilësinë e studentëve që rregjistrohen.
§ Të krijohen bashkëpunime të institucionalizuara me punëdhënës lokalë me qëllim kryerjen e praktikave për studentët në institucione të specializuara për inxhinierine e Teknologji Informacioni;
§ Të përditësohet rregullisht faqja ëeb e filialit të Beratit, me qëllimin që të ofrojë informacionin e duhur studentëve dhe kandidatëve të mundshëm për studentë;
§ Të rritet aktivitet shkencor i Departamentit që mbulon këtë program studimi.
Për programin e studimit Bachelor Inxhinieri Kompjuterike
§ Të rritet numri i personelit akademik dhe veçanërisht të rekrutohet personel me eksperienca në shkollat perëndimore.
§ Të krijohet sa më shpejt një profil të sajë të natyrës së formimeve të kësaj fushe.
§ Të konsolidohen procedurat e praktikave burokratike e formale të administrimit lokal të Filialit të Beratit.
Për programin e studimit Bachelor Anglisht
§ Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada shkencore dhe tituj. Institucioni të nxisë dhe ndihmojë përfshirjen e tyre në shkolla doktorale.
§ Të krijohen lidhje të zyrtarizuara me universitete që ofrojnë të njëjtin program në vend dhe në rajon.
§ Të përfshihen studentë në veprimtaritë shkencore të organizuara, ose në projekte në bazë departamenti.
Për programin e studimit Bachelor Shkenca Politiko Administrative
§ Të përmirësohet raporti personel akademik efektiv dhe me kontratë pasi është shumë larg raportit 70%/30%.
§ Të përmirësohen kontratat e pedagogëve të brendshëm pasi rezultojnë jo shumë favorizuese ndaj krijimit të një lidhjeje të qëndrueshme të tyre me institucionin.
§ Të krijohet mundësia për të zhvilluar mësimdhënien gjatë ditëve të javë pasi përqëndrimi i mësimdënies kryesisht në fundjavë sjell shumë mbingarkesë për studentin në nivelin Bachelor si edhe mungesë të një kontakti të vazhdueshëm me studentin me pedagogun gjatë gjithë javës.
Për programin e studimit Bachelor Mësuesi për arsimin parashkollor
§ Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada shkencore dhe tituj.
§ Të bëhen përpjekje për të rritur notën mesatare të studentëve që ndjekin këtë program studimi pasi është mesatarisht e ulët.
§ Të krijohen menjëherë laboratorë për organizimin e orëve të praktikës për lëndë që kanë laborator.
§ Të shikohet mundësia për të përthithur projekte të pavarura brenda dhe jashtë vendit.
Për programin e studimit Bachelor Mësuesi për arsimin fillor
§ Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada shkencore dhe tituj.
§ Të bëhen përpjekje për të rritur notën mesatare të studentëve që ndjekin këtë program studimi pasi është mesatarisht e ulët.
§ Të krijohen menjëherë laboratorë për organizimin e orëve të praktikës për lëndë që kanë laborator.
§ Të rritet aktivitet shkencor i Departamentit që mbulon këtë program studimi.
§ Të realizohen menjëherë bashkëpunime me Drejtorinë Arsimore, Berat.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor Infermieri
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Fizioterapi
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Financë Bankë
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Psikologji e përgjithshme
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Teknologji Informacioni
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Inxhinieri Kompjuterike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Anglisht
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Shkenca Politiko Administrative
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Mësuesi për arsimin parashkollor
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor Mësuesi për arsimin fillor
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT