Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 486, datë 03.05.2013 - Universiteti i Mjekësisë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 486, datë 03.05.2013


Për riorganizimin e Programeve të Studimit Doktoraturë (Dr) në “Lëndë Paraklinike” dhe Doktoraturë (Dr) në “Lëndë Klinike” në Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Paraklinike” dhe Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Klinike”, të “Universiteti i Mjekësisë”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programeve të studimit Doktoraturë (Dr) në “Lëndë Paraklinike” dhe Doktoraturë (Dr) në “Lëndë Klinike” në Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Paraklinike” dhe Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Klinike”, të kërkuar nga “Universiteti i Mjekësisë”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Riorganizimi i Programit të Studimit Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Paraklinike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2.   Riorganizimi i Programit të Studimit Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Klinike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                                   Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Paraklinike”
                                                                   miratohet i riorganizuar

Programi i Studimit:                                   Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Klinike”
                                                                   miratohet i riorganizuar

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT