KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 485, datë 03.05.2013
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Fizioterapi” dhe Bachelor në “Imazheri dhe Radioterapi”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Fizioterapi” dhe Bachelor në “Imazheri dhe Radioterapi”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”§ Të bëhen përpjekje për të rritur numrin e pranimeve në këtë program studimi duke mbajtur parasysh dhe cilësinë e studentëve në hyrje.
§ Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada/tituj shkencor.
§ Të krijohen bashkëpunime ndërkombëtar dhe mundësi për të shkëmbyer studentë.
Për programin e studimit Bachelor në “Imazheri dhe Radioterapi”
§ Të pasurohet bibloteka e Institucionit me literaturë për programin e studimit dhe të krijohet bibloteka online.
§ Të krijohet mundësia për të realizuar sa më shumë praktika mësimore në profilin e radioterapisë.
§ Të vendosen kritere pranimi për studentët në këtë program studimi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Imazheri dhe Radioterapi”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Fizioterapi”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT