Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 483, datë 03.05.2013 SHLUP "Kristal"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 483, datë 03.05.2013

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Art Vokal (Kanto klasike; Kanto moderne); Bachelor në “Kitarë”; Bachelor në “Fizarmonikë”; Bachelor në “Instrumente fryme (flaut, oboe, klarinetë, trombë, korno, trombon, tuba, saksofon, korno angleze); Bachelor në “Piano”; Bachelor në “Kompozicion”; Bachelor në “Dirigjim”; Bachelor në “Perkusion”; Bachelor në “Harqe” dhe Bachelor në “Pikturë”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Art Vokal (Kanto klasike; Kanto moderne); Bachelor në “Kitarë”; Bachelor në “Fizarmonikë”; Bachelor në “Instrumente fryme (flaut, oboe, klarinetë, trombë, korno, trombon, tuba, saksofon, korno angleze); Bachelor në “Piano”; Bachelor në “Kompozicion”; Bachelor në “Dirigjim”; Bachelor në “Perkusion”; Bachelor në “Harqe” dhe “Bsc Pikturë”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:


Për programet e studimit Bachelor në Bachelor në “Art Vokal (Kanto klasike; Kanto moderne)” dhe Bachelor në “Kitarë”

§  Të bëhet përpjekje për të mos ndryshuar vazhdimisht përbërjen e stafit akademik.

Për programin e studimit Bachelor në Bachelor në “Fizarmonikë”
  • Në planin mësimor të programit të studimit, të shikohen me përparësi në lëndët me zgjedhje, module të veçanta si Okestracioni si dhe njohuri mbi Dirizhimin të cilat i japin mundësi të mëdha studentit në përballje me konkurencën pas përfundimit të studimeve.
  • Të krijohen mundësite e bashkëpunimit me institucione ekuivalente.
  • Në sistemin e vlerësimit, duke qenë se është nje program studimi me drejtim praktik, të shihet raporti 30 pikë gjatë vitit dhe 70 pikë provimi perfundimtar.
  • Faqja zyrtare e Institucionit, të pasqyrohet me informacione më të detajuara përsa i përket programacioni të këtij Fakulteti.
  • Të ketë një studim mbi numrin e studentëve të punësuar.
  • Të pasurohet më tepër biblioteka muzikore si dhe të vihen në funksion fonoteka.
Për programin e studimit Bachelor në Bachelor në ““Instrumente fryme (flaut, oboe, klarinetë, trombë, korno, trombon, tuba, saksofon, korno angleze)”
§  Të bëhet përpjekje për të mos ndryshuar vazhdimisht përbërjen e stafit akademik.
§  Të realizohen bashkëpunime me Institucione ndërkombëtare homologe.

Për programin e studimit Bachelor në “Piano”
§  Të bëhet përpjekje për të mos ndryshuar vazhdimisht përbërjen e stafit akademik.
§  Të rritet numri i personelit akademik me eksperiencë në mësimdhënie dhe me grada/tituj shkencor.

Për programin e studimit Bachelor në “Kompozicion”
§  Të shikohet mundësia për të vendosur kritere për pranimin e studentëve.
§  Të rritet numri i personelit akademik me eksperiencë në mësimdhënie dhe me grada/tituj shkencor.

Për programin e studimit Bachelor në “Dirigjim”
§  Të shikohet mundësia për të vendosur kritere për pranimin e studentëve.
§  Të përmirësohet sa më shpejtë bibloteka për Fakultetin e Arteve.

Për programin e studimit Bachelor në “Perkusion”
§  Të bëhet përpjekje për të mos ndryshuar vazhdimisht përbërjen e stafit akademik.
§  Të rritet numri i personelit akademik me eksperiencë në mësimdhënie.

Për programin e studimit Bachelor në “Harqe”
§  Të bëhet përpjekje për të rritur numri i studentëve të pranuar në këtë program studimi.

Për programin e studimit Bachelor në “Pikturë”
§  Të bëhet përpjekje për të mos ndryshuar vazhdimisht përbërjen e stafit akademik.
§  Të rritet numri i personelit akademik me eksperiencë në mësimdhënie dhe me grada/tituj shkencor

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Art Vokal (Kanto klasike; Kanto moderne)”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Kitarë”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Fizarmonikë”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Instrumente fryme (flaut, oboe, klarinetë, trombë, korno, trombon, tuba, saksofon, korno angleze)”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Piano”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Kompozicion”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Dirigjim”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Perkusion”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Harqe”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Pikturë”
të akreditohet.
 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT