KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 481, datë 03.05.2013
Për akreditimin e Institucional të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni, i përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për Institucionin Shkolla e Lartë Private “Kristal”§ Të profesionalizohet Sistemi i brendshëm i menaxhimit të cilësisë në mënyrë që të sigurojë vazhdimësinë e aktiviteteve dhe mbylljen e ngërçeve sistematike.
§ Të sigurohet qëndrueshmëria e programeve duke monitoruar me kujdes shtigjet e të diplomuarve dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës.
§ Të rriten aktivitetet reale kërkimore për të siguruar ofrimin e resurseve të nevojshme për hulumtim.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT