Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 480, datë 03.05.2013 SHLUP “Gjon Buzuku”, Shkodër

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.480, datë 03.05.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1.   MENAXHIM BIZNESI, me profile:
a.    Marketing
b.    Menaxhim
c.    Shërbime financiare dhe bankare
d.   Informatikë biznesi
e.    E Drejtë biznesi

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.   DREJTËSI, me profile:
a.    E Drejtë ndërkombëtare
b.    E Drejtë penale
c.    E Drejtë private dhe tregtare

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 406 datë 11.01.2013, të Programeve të reja të studimit, Bachelor dhe Master i Shkencave, të kërkuar nga Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë ndërkombëtare; E Drejtë penale; E Drejtë private dhe tregtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Menaxhim Biznesi, me profile:
a.    Marketing
b.    Menaxhim
c.    Shërbime financiare e bankare
d.   Informatikë biznesi
e.    E Drejtë Biznesi
                                                          të hapet
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Drejtësi, me profile:
a.    E Drejtë ndërkombëtare
b.    E Drejtë penale
c.    E Drejtë private dhe tregtare
                                                          të hapet
 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT