Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 48, datë 29.06.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PENALE” DHE MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE” TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “WISDOM UNIVERSITY”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 48, datë 29.06.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PENALE” DHE MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE” TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “WISDOM UNIVERSITY”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programet e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” dhe Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, me elementët si më poshtë:

1.      Programi i Studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”

b)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 241, datë 31.05.2011

c)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University”

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Juridik

e)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite

h)      Forma e studimit: me kohë të plotë

i)        Programi ofrohet: Vetëm nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University”

j)        Statusi i diplomës: Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” që lëshohet nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

2.      Programi i Studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”

b)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 241, datë 31.05.2011

c)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University”

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Juridik

e)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 kredite

h)      Forma e studimit: me kohë plotë

i)        Programi ofrohet: Vetëm nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University”

j)        Statusi i diplomës: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare” që lëshohet nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.   Programii studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike në fuqi.

2.   Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që programi i studimit i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, të akreditohet me kusht.

3.   Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University” duhet të marrë masa për të plotësuar në vijim kushtet si më poshtë:

           i.      Marrjen e masave për planifikimin konkret për një kampus bashkëkohor të përqendruar që lehtëson zhvillimin e procesit akademik për këtë program;

         ii.      Mbështetjen e programit të studimit me programe të posaçme të kërkimit shkencor, për angazhimin e studentëve të këtij programi;

       iii.      Pasurimin e titujve në bibliotekën e institucionit me libra të shtypur për këtë program dhe të shfrytëzimit të literaturës përmes abonimeve on line të fushës së studimit;

       iv.      Të përmirësojë teknologjitë në funksion të mësimdhënies dhe të nxënit.

4.      Programi i studimit Master i Shkencave në “E Drejtë civile dhe tregtare”, i përmbush përgjithësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike në fuqi.

5.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që programi i studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë civile dhe tregtare”, të akreditohet me kusht.

6.      Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University” duhet të marrë masa për të plotësuar në vijim kushtet si më poshtë:

        i.      Marrjen e masave për planifikimin konkret për një kampus bashkëkohor të përqendruar që lehtëson zhvillimin e procesit akademik për këtë program;

      ii.      Pasurimin e titujve në bibliotekën e institucionit me libra të shtypur për këtë program dhe të përmirësojë kushtet e studimit dhe të aksesimit të literaturës edhe në libraritë on line të fushës juridike;

    iii.      Të përcaktojë dhe të zbatojë kritere të veçanta pranimi për të rritur cilësinë në hyrje të studentëve.

7.      KA rekomandon gjithashtu që:

a.       Institucioni duhet të bëjë përpjekje në vijim, për të fuqizuar dimensionin ndërkombëtar, për këto programe studimi, si përmes angazhimit real dhe të qenësishëm të stafit të huaj si dhe mundësimit të programeve të shkëmbimit e mobilitetit për studentët e këtyre programeve.

b.      Të bëhet përpjekje për përmirësimin afatgjatë të logjistikës dhe infrastrukturës kërkimore në funksion të këtyre programeve.

c.       Të parashikohen dhe të ndërmerren aktivitete konkrete kërkimore dhe shkencore dhe të sigurohet pjesëmarrje e studentëve në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

8.      APAAL, përmes një Plani Vazhdimësie, të ndjekë plotësimin e kushteve të mësipërme dhe t’ia komunikojë Institucionit.

9.      Të monitorohet plotësimi i tyre nga APAAL dhe KA, përmes raportimit nga institucioni dhe verifikimit në vend të të gjitha ndryshimeve që do të ndërmerren në zbatim dhe përmbushje të kushteve dhe rekomandimeve të mësipërme për këto programe studimi.

10.  Shkolla e Lartë Universitare Private “Wisdom University” duhet të raportojë e faktojë masat e marra, për plotësimin e kushteve të mësipërme dhe të rekomandimeve në APAAL, brenda 6 muajve nga dalja e aktit nënligjor të akreditimit.