Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 48 datë 27.10.2009 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 48 datë 27.10.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (DR) në:
1. INXHINIERI MEKANIKE me drejtime: 1. INXHINIERI MEKANIKE, 2. INXHINIERI MATERIALE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë në Inxhinieri Mekanike me drejtime: a) Inxhinieri Mekanike; b) Inxhinieri Materiale, të kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Inxhinieri Mekanike”, me drejtime: a) Inxhinieri Mekanike, b) Inxhinieri Materialesh, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Në funksion të përmirësimit të aspekteve të veçanta të këtij Programi dhe të dokumentacionit përkatës, Institucionit përgjegjës i sugjerohet:
a) T’i kushtojë më shumë vëmendje shfrytëzimit racional të burimeve njerëzore, duke ballancuar shpërndarjen e ngarkesës dhe duke evituar mbulimin e disa disiplinave nga i njëjti anëtar i personelit.
b) Të plotësojë mangësitë e konstatuara në disa prej syllabuseve të lëndëve në drejtim të literaturës së rekomanduar, formulimit të objektivave etj.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Inxhinieri Mekanike” me drejtime: a) Inxhinieri Mekanike, b) Inxhinieri Materialesh të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT