KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 474 datë 03.05.2013
Për vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Administrim Publik”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Administrim Publik”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Në lidhje me plotësimin e kushteve të akreditimit, Këshilli i Akreditimit arrin në këto përfundime:
Për programin e studimit Bachelor në “Administrim Publik”:
§ Bazuar në dosjen e programit bachelor Administrim Publik, vizitat në institucion, bisedat me studentët në terren dhe analizat e kryera në bazë të dokumentacionit përkatës të vënë në dispozicion vlerësoj se në Universitetin Kristal, janë kryer përmirësime dhe vihet re një progres në plotësimin e kushteve të vendosura në bazë të urdhrit nr.239 datë 31.05.2011 në mbështetje të nenit 62 dhe të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar. Në plotësimin e 3 kushteve të vendosura vihet një progres që nga momenti kur janë vendosur kushtet deri në momentin e plotësimit të tyre. SI dhe ajo që është e rëndësishme për tu vënë në dukje është se UK po kryen një riformatim të sekretarisë mësimore si dhe në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në ligj. Vlerësoj se UK duhet të vazhdojë punën intensivisht në arritjen e rezultateve dhe një performance të lartë për vetë universitetin. Ne bazë të vlerësimit dhe analizës së kryer vlerësoj se UK i ka përmbushur kushtet e vendosura nga ministri.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Heqjen e kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Administrim Publik”, bazuar në Urdhërin e MASH, Nr. 239, date 31.05.2011.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT